Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Rigjallërimi Islam - Rregulla dhe Udhëzime
Rigjallërimi Islam - Rregulla dhe Udhëzime
Rigjallërimi Islam që ka përshkuar tërë botën tash e sa kohë ka nevojë për disa faktorë që të shndërrohet në një lëvizje të dobishme dhe ripërtëritëse. Ky libër në pjesën e tij të parë ofron trembëdhjetë rregulla që orientojnë këtë rigjallërim. Ndërsa në pjesën e tij të dytë, në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve, jep udhëzime rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me thirrjen në rrugë të Allahut, grupimet dhe fraksionet dhe qëndrimin kundrejt tyre dhe sjelljen në raport me ta si dhe për jomuslimanët dhe thirrjen e tyre në Islam. Libri përfundon me një shtojcë për mesataren e cila duhet të ndiqet në Dave – Thirrjen islame.Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Justinian Topulli
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354807
Random Books
- Ky është profeti MuhamedKy libër është një jetëpërshkrim i shkurtër i jetës së Muhamedit (Alejhis salatu ues selam). Libri përmban katër kapituj: 1. Ta njohim të Dërguarin e fundit (alejhis salatu ues selam) 2. Profeti që përsosi virtytet njerëzore. 3. Profeti (aljehis salatu ues selam) në optikën e personaliteteve botërore. 4. Disa mësime që i nxjerrim nga jeta e Profetit (alejhis salatu ues selam).
Rishikim : Sulejman Uthmani
Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354848
- Mbi rrugën e të parëve tanë (Selefit)Libërth i shkruar nga dijetari shqiptar Abdul Kadër Arnauti (Allahu e mëshiroftë) ku sqaron me fjalë të shkurtra por, të qarta akiden - besimin e gjeneratave të arta islame (Selefit) dhe metodologjinë e tyre në kuptimin e fesë. Libri përveç argumenteve nga Kurani dhe Syneti përmban edhe një mori nga fjalët më të arta të dijetarëve të Selefit.
Autor : AbdulKadir El Arnaut
Rishikim : Sedat Shabani
Përkthim : Bekr Halimi
Source : http://www.islamhouse.com/p/328711
- Ramazani muaji i AllahutArtikuj të shumtë, udhëzime të ndryshme, përfshirje e suksesshme e një sërë tematikash që lidhen me Ramazanin dhe agjërimin e tij. Ky libër i përzgjedhur ju mundëson të njiheni me një sërë dispozita, urtësi dhe meditime rreth këtij muaji të bekuar.
Autor : Një Grup Hoxhallarësh
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/231890
- Kurani i madhërishëmKy botim i Kuranit të madhërishëm në shqip përmban përkthimin e domethënieve të Kuranit nga Prof. Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë). Prof. Hasan Nahi ishte një ndër hoxhallarët më të shquar të kohës së tij dhe ndër të vetmit që shkollimin superior e kishin kryer jashtë vendit. Sipas disa kritikëve përkthimi i tij konsiderohet si një ndër përkthimet më autentike të Kuranit në shqip.
Përkthim : Hasan I. Nahi
Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/332470
- Bisedë e përditshme - Shqipe, Angleze dhe ArabeKy libër përmban fjalë dhe biseda në gjuhët: shqip, anglisht dhe arabisht. Libri është i përpiluar për nivelin e fillestarëve dhe ju ndihmon t’i thellojnë njohuritë e tyre në këto gjuhë si dhe të bëjnë krahasim mes tyre.
Autor : Fehim Dragusha
Rishikim : Një grup recenzuesish
Source : http://www.islamhouse.com/p/329560












