Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Udhëzues i ilustruarmbi Islamin
Udhëzues i ilustruarmbi Islamin
Libri “Udhëzues i ilustruar mbi Islamin” flet veçanërisht për mrekullinë shkencore në Islam dhe gjithashtu vë theksin në konceptet e Islamit dhe perceptimin e tij për individin dhe shoqërinë si dhe përfitimet të cilat i realizohen atij që e pranon islamin dhe i përmbahet sinqerisht mësimeve të Islamit. Ky libër prinë para librave të tjera të cilat ju drejtohen jo muslimanëve pëe shkak të ndikimi të madh të tij. Për këtë, ekspertët në thirrjen e jomyslimanëve kujdesen që fillimisht t’ua dhurojnë Kuranin në gjuhën e këtij jomyslimani e pas tij në listën e librave që i dhurohen është ky libër.Autor : Ibrahim Ebu Harb
Source : http://www.islamhouse.com/p/193469
Random Books
- Ejani në shpëtim!“Duke pasur parasysh rëndësinë e praktikimit të mësimeve islame, të cilave pas besimit, me vlerë dhe rëndësi iu paraprinë namazi, na imponohet që të jemi të mobilizuar në sqarimin e këtyre mësimeve si nga këndi i ndriçimit të vlerës së secilit prej tyre, ashtu edhe në shpjegimin praktik se si duhet të kryhet cilido. Prandaj ju ofrojmë këtë udhëzues të ilustruar për mësimin e namazit dhe gabimet që bëhen në të.”
Autor : Eroll Nesimi
Rishikim : Ekrem Avdiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314443
- Pengesat në rrugëRruga për në Ahiret është e gjatë dhe në të hasim pengesa të shumta. Autori në këtë libër flet rreth këtyre pengesave dhe paraqet metodën e largimit të tyre nën dritën e Kuranit dhe Synetit si dhe vë theksin se besimtari duhet të qëndrojë i paluhatur derisa të arrijë në fund të kësaj rruge.
Autor : AbdulMelik El Kasim
Rishikim : Bahri Curri
Përkthim : Driton Maxhuni
Source : http://www.islamhouse.com/p/228769
- Përmbledhje tregimeshPërmbledhje tregimesh: Është libër i cili ka përmbledhur një sërë tregimesh islame për fëmijë, të cilat janë të shkruara me një metodologji të përshtatshme për fëmijët. Tregimet janë edukative dhe janë marrë nga Libri i Allahut - Kurani, Tradita profetike – Suneti dhe historia islame.
Autor : Muhamed Muveffek Selime - Muhamed Munir El Xhenbaz - Muhjid-din Selime
Përkthim : Irfan Salihu
Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Source : http://www.islamhouse.com/p/329565
- Besimi i Ehli SunetitBesimi i Ehli Sunetit: Ky libërth përmban sqarimin e akides së Ehli Synetit dhe Xhematit në kaptinën e njësimit të Allahut, emrave të atributeve të Tij si dhe në kapitujt e besimi në Melekë, Libra, Pejgamberë, Botës Tjetër dhe Caktimit të Allahut për të mirë dhe të keqe.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi
Source : http://www.islamhouse.com/p/222
- Islami - ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëziminKy libër në bazë është punim i ofruar Këshillit Nacional për Kulturë i Kuvajtit. Libri shtjellon ndikimin e Islamit në civilizimin njerëzor në vazhdimësi që nga periudha profetike. Por, nëse duhet përmbledhur sferat në të cilat ka ndodhur ky ndikim më tepër, atëherë duhet zgjedhur dhjetë dhurata të cilat ia ka ofruar Islami njerëzimit duke filluar nga besimi i çiltër, të drejtat e gruas, afirmimi i lidhjes mes fesë dhe shkencës etj.
Autor : Ebul Hasen En Nedevi
Përkthim : Bashkim Aliu
Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Source : http://www.islamhouse.com/p/339682